KUSH JEMI?

Ju tashme e keni blere pajisjen elektroshtepiake/elektronike qe deshironit, ose shikoni me adhurim se si pajisja qe keni ne shtepi ka plotesuar te gjitha nevojat tuaja dhe nuk jeni gati ta zevendesonit me nje tjeter.
Ndoshta sepse blerja e saj ju sjell ne memorje momente te veçanta te jetes suaj dhe doni ta shihni duke punuar per nje kohe sa me te gjate te jete e mundur. Por mund te ndodh nje difekt teknik, nje keqfunksionim dhe pikerisht ne keto momente ju keni nevoje per dike qe t’iu degjoje, per dike qe te kuptoje rendesine e situates ne te cilen ndodheni dhe natyrisht per dike qe te ofroje zgjidhje te problemit tuaj ne menyren me te shpejte dhe me te lehte per ju; ne keto momente ju keni nevoje per njerez Ekspert.

Xpert shpk eshte nje kompani e specializuar per sherbimet dhe riparimin e pajisjeve elektroshtepiake dhe elektronike, brenda dhe jashte garancise se tyre origjinale nga prodhuesi. Aktiviteti i kompanise ka filluar prej vitit 2003. Ne punojme çdo dite qe t’iu kthejme buzeqeshjen dhe kenaqesine e ndjere ne momentin e pare qe pajisja eshte vendosur ne pune. Kujdesemi qe çdo klient te marre prej nesh sherbimin me te mire dhe te kualifikuar sepse duke qene edhe vete klient diku e kuptojme se sa i rendesishem eshte ky trajtim.
Per te arritur kete, ne me krenari perfaqesojme por edhe kemi besimin disa vjecar te prodhuesve me te medhenj qe operojne ne Shqiperi.
Gjigandi europian Electrolux – si per linjen e pajisjeve elektroshtepiake edhe per ato profesionale – prezantohet dhe perfaqesohet ekskluzivisht nga Xpert per me shume se 13 vjet. Partner te tjere shume te rendesishem per ne jane Bosch Siemens, Samsung, Panasonic, Philips, Whirlpool, etj

PSE NE?

Ore nga telefonata ne jemi ne shtepine tuaj

E sherbimeve tona zgjidhen qe ne viziten e pare

Vite eksperience ne fushen e servisit

  • Ne ju premtojme se do te jemi ne adresen tuaj brenda 24 oreve nga telefonata juaj                                                                                                                                
  • Kontrollojme pajisjen dhe ju informojme per diagnostifikimin e saj
  • Me shume se 85% e sherbimeve tona ne adrese zgjidhen qe ne viziten e pare
  • Nese pajisjes suaj i nevojitet nje pjese kembimi qe nuk eshte e disponueshme, ne e porosisim direkt nga furnitori dhe nderkohe ju ofrojme nje pajisje tjeter – pa kosto shtese- per te vazhduar perditshmerine tuaj
  • Per cdo riparim te kryer per pajisjet jashte garancise origjinale, ne ofrojme te gjithe garancine e ofruar nga furnitori i pjeseve te kembimit (nqse ka) dhe 3 muaj per cdo riparim te kryer prej nesh
  • Stafi teknik eshte i certifikuar dhe i trajnuar perpikmerisht sipas kerkesave dhe detyrimeve te partnereve tane prodhues     
  • Keshillojme me qellimin qe pajisja juaj te vazhdoje te punoje per ju si ne diten e pare te saj

STAFI YNE

Aranit Isufi

Drejtor Teknik

Stafi Organizativ

Kujdesi ndaj Klientit

expert-1170x675

Tekniket Tane